Turqit "djegin" Londrën, pritet dënimi i UEFA-s (FOTO LAJM)

Policia angleze i kishte marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e ndeshjes por kur ke të bësh me tifozë turq e ke shumë të vëshirë ta mbash situatën nën kontroll. Kjo ndodhi edhe dje gjatë ndeshjes së Champions League mes Arsenal dhe Galatasaray.

Mijëra tifozë e kishin shoqëtuar skuadrën e tyre drejt Londrës, aty ku u mundën 4-1 falë një triplete të Welbeck dhe një goli të Alexis Sanchez. Fishekzjarre dhe tymuese ndezën "Emirates Stadium", ndërsa kësaj nuk i shpëtoi as fusha e blertë duke e detyruar arbitrin ta ndalte disa herë.

Tashmë çdo gjë është në dorë të UEFA-s, që në bazë të relacionit që do të dorëzojë i deleguari i saj, do të marrë edhe vendimin për dënimin përkatës për ekipin turk. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori