U kthye në "turpin" e Juves, kaq mund të dënohet Costa (VIDEO)
Ylli i Juventusit, Douglas Costa ka bërë një veprim mjaftë vulgar ditën e djeshme në ndeshjen kundër Sassuolos.

Edhe pse ndeshja po mbaronte dhe skuadra e tij ishte në avantazh 2-0, Costa ka goditur me bryl, koke dhe me pas ka pështyrë në fytyrë Federico Di Francesco e Sassuolos.

Ky veprim nuk është toleruar aspak nga tifozët e Juves dhe kanë shpërthyer në komente negative në rrjetet sociale.

Por Costa duket se nuk do ja hedhi lehtë këtij veprimi pasi pritet të përballet me një dënim prej së paku tri ndeshje dhe një gjobë deri në 100,000 euro. /albeu.com/


Shtuar më 17/09/2018, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori