U tha se kërcënuan Salah, reagon Federata Egjiptiane e Futbollit
Pëlqej
Ylli i Liverpool, Mohamed Salah duket se nuk i ka punët mirë me Kombëtaren e tij.

Një ditë më parë ai bëri një reagim duke vendosur disa kushte Federatës Egjiptiane të Futbollit në mënyrë që ai të luante me Kombëtraen e tij transmeton Albeu.com

Kushte këto që kërkonin siguri maksimale për Salah.

Pas këtyre ndodhive në media janë bërë virale disa statuse ku thuhej se Federata Egjiptiane e Futbollit, kishte kërcënuar Salah dha madje e kishte ofenduar rëndë atë.

Por këto lajme janë përgënjeshtruar nga EFA duke sqaruar se këto deklarata i kanë bërë njërëz dashakeqës me profile te rreme në TWitter.

“Do të doja ta kujtoja MoSalah se nëna juaj ende është në Egjipt. Ju jeni jashtë vendit dhe mund të bëni ashtu siç dëshironi. Ata që e kuptojnë, e kuptojnë këtë mesazh." ishte njëra nga deklarata e bëra.

Ndërsa një tjetër anëtar i EFA-së Magdi Abdulgani gjithashtu ka fyer Salahun teksa ka postuar një foto me lojtarët e kombëtares dhe shkruan: “Në foto me mua janë katër lojtarë dhe një derr i bardhë”.

Gjithsesi këto deklarata nuk mund të merren të mirqëna pasi EFA nuk i ka pranuar ato dhe për më shumë profilet që janë lëshuar këto shkrime janë mbyllur. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2018, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori