UEFA: Nuk ka dënime për Ramos e Alonson
Pas vendimit të UEFA-s se sulmuesi i Galatasaray Burak Yilmaz nuk mund të luajë në ndeshjen e kthimit çerekfinal ndaj Real Madrid, institucioni europian i futbollit ka vendosur gjithashtu se nuk do të ndëshkojë lojtarët e "Los Blancos", Sergio Ramos e Xabi Alonson.

Për dy madrilenët pretendohej se në ndeshjen e parë ishin ndëshkuar qëllimisht me të verdhë për të munguar në ndeshjen e dytë me Galatasarayin e për të qënë të pranishëm në gjysmëfinale në rast të kualifikimit të Realit. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2013, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori