United barazon në Donbass Arena (VIDEO)


Manchester Unitedi ka barazuar në udhëtimin e vështirë në Donbass Arena ku është përballë me Shakhtar Donetskin. Ndeshja e vlefshme për Grupin A përfundoi me rezultat 1-1.

Për Manchester Unitedin shënoi Danny Welbeck në minutën e 18-të, ndërsa Tayson e barazoi rezultatin në minutën e 76-të.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bayer Leverkusen ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat 2-1.

Golat për Bayer Leverkusen u shënuan nga Simon Rolfes (45’) dhe Jens Hegeler (90’) ndërsa për Sociedadin shënoi Carlos Vela (52’).

Pas xhiros së dytë, Manchester Unitedi dhe Shakhtar Donetsku kanë nga katër pikë pas dy xhirosh, ndërsa Bayer Leverkuseni numëron tri pikë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 23:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori