Ylli brazilian prish marrëdhëniet me PSG, sytë nga Seria A
Pëlqej
Paris Saint Germain ka debutuar me humbje në Champions League, pasi u mund nga Liverpool 3-2.

Por mesa duket në klub ka edhe telashe të tjera.

Sic raportohet në mediat italiane, te PSG ka nisur një "krisje" me brazilianin Thiago Silva.

Mbrojtësi dhe klubi kampion i Francës nuk kanë arritur ende marrëveshje me njëri-tjetrin për të vazhduar kontratën.

Dhe sipas asaj që bën me dije “Le10Sport” 33-vjeçari mendohet që të shitet në merkaton e Janarit.

Ndërkohë në emrat që kërkojnë shërbimet e Tiago Silvës përmendim Milanin, Juventusin, Napolin dhe Romën. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2018, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori