Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Ylli i Juventus jep një lajm të bukur në Instagram
Leonardo Bonucci ka zgjedhur rrjetin social të Instagramit për të ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e tij.

Bëhet fjalë për një foto-imazh të ekos së bashkëshortes së tij, që tregon se Bonucci do të bëhet përsëri baba.

“Dhe më pas erdhe ti. Përzierje e përsosur midis stuhisë dhe heshtjes. Ndarja e saktë midis arsyes dhe ndjenjës. Besimtare e paanshme e frikës dhe dashurisë. Erdhe në kohën e duhur, duke sjellë durim …”, është postimi i ndjerë i Bonuccit në Instagram i cili ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga tifozët.

Lajmi i mirë erdhi pas periudhës së vështirë në të cilën Leonardo dhe gruaja e tij Martina u përballën, pasi djali i dytë ishte shumë i sëmurë. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2018, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori