Ylli i United rrëfen tmerrin: Për pak sa nuk e humba këmbën
Mbrojtësi anglez i Manchester Unitedit, Luke Shaë, 3 vite më parë pësoi një dëmtim të frikshëm në fushën e lojës, që për pak sa nuk i kushtoi humbjen e këmbës së majtë.

Ky dëmtim ndodhi në vitin 2015 në ndeshjen mes Manchester UNited dhe PSV ku pas një ndërhyrje të kundërshtarit, SHaW theu këmbën në dy vende.

Gjithësei ai u tregua i fortë duke u rikuperuar shumë shpejt dhe tani është futar nga trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, për ndeshjet kundër Spanjës dhe Zvicrës.

Pas kësaj Shaë ka thënë se ai ndihet i privilegjuar që është pjesë e skuadrës së Anglisë përsëri.

“Do t’iu gënjeja nëse do t’iu thosha se nuk mendova të mos luajë më futboll. Kisha shumë probleme më këmbën time dhe ishte momenti më i vështirë në karrierën time”, ka thënë Shaë.

“Askush nuk e di, por unë për pak sa nuk e humba këmbën time. Unë nuk e dija këtë gjë deri sa kaluan gjashtë muaj nga lëndimi, kur ma tha mjeku im”.

“Në atë moment, ata donin të dërgonin me aeroplan në spital, dhe nëse do e kishin bërë një gjë të tillë, unë do e kisha humbur këmbën për shkak të grumbullimit të gjakut dhe disa gjërave të tilla”.

“Tani kam, nuk më pëlqen të flas shumë për këtë gjë, dy shenja në anën e majtë të këmbës sime, ku mjekët u detyruan të ma prenë këmbën për shkak se lëndimi ishte shumë i rëndë”.

“Por, me të vërtetë, nuk shqetësohem më për këtë gjë. Ndihem shumë i fuqishëm dhe tani këmba ime e djathtë është pikërisht siç kishte qenë para lëndimit”. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2018, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori