A do të hakmerret Parker ndaj Balotellit? (VIDEO)
Mesfushori i kombëtares Angleze, Scott Parker shpreson që ekipi i tij të fitoj ndaj Italisë në cerekfinalen e europianit për të vazhduar më tej rrugën në këtë turne. 31-vjecari, i cili asnjëherë nuk ka luajtur në një kompeticion madhor, është shndërruar në një lojtar kyc për përfaqësuesen e “Tre Luanëve” së bashku me kapitenin Steven Gerrard. Parker u përfshi në listën e Roy Hodgson pas dëmtimit të Frank Lampard dhe Gareth Barry që para fillimit të Euro 2012.

“Ne besonim që do e kalonim fazën e grupeve dhe ashtu ndodhi. Dëshirojmë që të kalojmë edhe në fazat e tjera dhe për këtë shpresojmë që të fitojmë me Italinë për t’u kualifikuar në gjysëmfinale.Do të ishte zhgënjyese nëse do të eleminoheshim ditën e dielë.”

Parker thurri elozhe dhe për Steven Gerrard, i cili në takimin ndaj Italisë do të luajë ndeshjen e 96 me përfaqsuesen angleze.

“Të gjithë jemi mësuar t’a shohim Steven Gerrard në rolin e sulmuesit edhe pse këtë europian po luan më shumë si mesfushor. Gjithsesi kur zotëron cilësitë dhe aftësitë që ka Gerrard mund të përshtatesh mirë në cdo rol në fushë.”

I pyetur nga gazetarët për episodin e ndodhur mes tij dhe Mario Balotellit në ndeshjen Manchester City – Tottenham, ku italiani u pezullua me 4 ndeshje si pasoje e një ndërhyrje ndaj Parker, 31-vjecari shtoi se tashmë ajo ndodhi i përket së shkuarës.

“Nuk po mendoj për asgjë. Ky është futbolli. Balotelli bëri atë që bëri dhe për këtë arsye e mori ndëshkimin. Këto gjëra janë pjesë e lojës, Unë nuk i mbaj mëri.”

Takimi mes Italisë dhe Anglizë do të zhvillohet ditën e dielë në “Olympic Stadium” në Kiev të Ukrainës. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2012, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori