Bastet, Bonucci nuk rrezikon Euro 2012
Mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares italiane të futbollit, Leonardo Bonucci">Bonucci është një ndër emrat që dyshohet si i përfshirë në skandalin e trukimit të ndeshjeve në sezonin 2009-2010 dhe 2010-2011.

Autoritetet italiane vazhdojnë punën për zbardhjen e gjithë skemës. Emri i Bonucci">Bonucci-t ka dalë nga ish-lojtari i Barit, Andrea Masiello dhe ai dyshohet se ka ndikuar në trukimin e takimit Udinese-Bari. Por pavarësisht kësaj, Bonucci">Bonucci është i grumbulluar me kombëtaren në ndeshjen miqësore kundër Rusisë që do të luhet në Zvicër dhe në finalet e Euro2012, ndryshe nga Criscito i cili u përjashtua nga “Axurrët”.

Vetë tekniku i kombëtares italiane, Prandelli ka mbrojtur vendimin e tij dhe të federatës për mbajtjen e Bonucci">Bonucci-t, pasi sipas tij, Bonucci">Bonucci hetohet në gjendje të lirë dhe ndaj tij nuk ka ende një akuzë të ngritur zyrtarisht.

Bonucci">Bonucci dyshohet se ka kryer veprën penale të pjesëmarrjes në organizata kriminale me qëllim mashtrimi sportiv. E njëjta vepër penale rëndon edhe ndaj të akuzuarve zyrtarisht deri më tani e ndaj të dyshuarve të tjerë, përfshirë këtu trajnerin e Juventusit, Antonio Conte. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2012, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori