Benzema: Shkëlqej edhe mbipeshë
Karim Benzema është kritikuar kohët e fundit se është mbipeshë dhe se nuk po arrin të japë maksimumin për kombëtaren franceze. Gjithsesi, bomberi i Real Madrid ka vendosur që t’u kundërpërgjigjet kritikëve në fushën e lojës, duke premtuar se do shënojë në sfidën e radhës.

Përpos kësaj, ai pranon që gjithsesi peshon më shumë se norma optimale, por që është masë muskulore e shtuar, si rrjedhojë e stërvitjes së gjatë në palestër.

"Kam dëgjuar të flitet shumë se unë jam mbipeshë dhe se po zhgënjej në fushën e lojës. Të them të drejtën, nuk e kam zakon që t’u përgjigjem të gjitha gjërave që thuhen për mua, por duke qenë se jemi në një kampionat evropian, kam vendosur të reagoj. Në radhë të parë dua të them se kritikëve do t’u përgjigjem me gola në fushën e lojës, duke filluar që nga ndeshja kundër Ukrainës. Ndonjëherë nuk ka rëndësi nëse sulmuesi e gjen rrugën e rrjetës, mjafton që të fitojë ekipi. Por, unë kam një ndjesi pozitive se do të shënoj në suksesin e Spanjës," u shpreh Benzema.

Më pas, ai pranoi që është e vërtetë se peshon pak më shumë se norma optimale, por që ka ardhur si rrjedhojë e stërvitjes së madhe dhe jo neglizhimit të saj.

"Unë peshoj pak më shumë seç duhet, por jo sepse kam lënë pas dore stërvitjen, përkundrazi. Këto kohë jam praktikuar së tepërmi në palestër dhe kjo ka shtuar peshën muskulore. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar", përfundoi bomberi 24-vjeçari i "Gjelave". /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2012, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori