Nga Botoga, ku po merr pjesë në një oragnizim bamirësie të organizuar nga Fondacioni "Leo
Messi", ish trajneri italian i Anglisë,
Fabio Capello ka folur pëe
Euro 2012, çerekfinalen Angli-Itali dhe ka dhënë një parashikim se kush e fiton Europianin.
"Skuadrat finaliste të
Euro 2012, sipas meje, do të jenë Gjermania dhe Spanja. I shoh superiore mbi të tjerët. Djemtë e Low janë të fortë dhe kanë një shpirt të madh. Kombëtarja spanjolle luan futbollin më të mirë, por i mungon diçka në sulm. Ndoshta një futbollist si
Messi", u shpreh
Capello.
DERBI - "Anglia? Preferoj të mos flasë. Kam punuar atje 4 vjet dhe një eksperiencë e tillë nuk harrohet lehtë. Ndeshjen e së dielës e përjetoj në një mënyrë tejet të veçantë", tha
Capello.
MESSI - "
Messi është një gjeni, është jashtë normales. Për mua është futbollisti më i mirë në botë pas Maradonës", përfundoi
Fabio Capello. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2012,
ora 12:35