"Jemi gati. Ka qënë një sfidë e gjatë dhe impenjative por shpresoj të jetë një festë e madhe". Ky ka qënë
mesazhi që presidenti i UEFA-s,
Michel Platini i ka dërguar futbollistëve pjesëmarrës në
Euro 2012, pak orë nga startimi i këtij evenimenti madhështor futbolli.
"Polonia dhe Ukraina u përzgjodhën në vitin 2007 dhe që prej asaj date kanë punuar me ne plot pasion për të arritur një objektiv të madh. Jam shumë i lumtur për të dy vendet pasi janë munduar të bëjnë më të mirën. Pas shumë kohe fjalë të shumta nga e premtja e në vazhdim do të flitet dhe do të mendohet vetëm për futboll dhe për festën e madhe që do të jetë "
Euro 2012". Tani çdo gjë është gati, na bëni të ëndërrojmë", është
mesazhi i
Michel Platini i publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s në internet. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2012,
ora 17:47