Danimarka do të luajë për fitore ndaj Portugalisë
Trajneri i kombëtares daneze, Morten Olsen ka deklaruar se do të luajë ndaj Portugalisë njësoj si ndaj Holandës. Ai shprehet se skuadrat e njohin potencialin e njëri-tjetrit pasi janë përplasur edhe kampionatin botëror.



“Ndaj Portugalisë do të luajmë njësoj si ndaj Holandës. Këto janë dy vende që e njohin njëri-tjetrin, sepse jemi takuar në kualifikime për Kampionatin Botëror dhe Evropian. Ne kemi qenë me fat. Duhet fat për të arritur ku jemi sot. Nuk varet vetëm nga forma, por pak edhe nga fati”, ka deklaruar 62-vjeçari. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2012, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori