Euro 2012 dhe politikanët shqiptarë (FOTO LAJM)

Edi Rama - Itali
Tani që po afron Kampionati Europian Euro 2012 të gjithë jemi kuriozë të dimë se për kë ekip bëjnë tifo politikanët tanë. Të gjithë e dimë që disa prej tyre janë shumë të dhënë pas futbollit, kryesisht Presidenti Bamir Topi, Fatos Nano e shumë të tjerë, të cilët i kemi parë shpesh herë edhe në stadiume.

Italia është skuadra me më shumë tifozë në politikën shqiptare. Shumica prej tyre mbështesin Axurrët fqinjë. Më pas vjen Gjermania e më pas Anglia, Hollanda dhe Spanja.

Ehe ato pak femra që kemi në politikë e ndjekin dhe e shijojnë shumë futbollin. Jozefina Topalli, Lajla Përnaska e Monika Kryemadhi janë tifoze të flakta të sportit më popullor në botë.

Të presim Euro 2012 e të shohim se cili politikan do të gëzohet më shumë.
Shtuar më 30/05/2012, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori