Euro 2012, Franca "High-Tech"
Sekretet e vogla të Francës gjatë këtij Europiani, duket se po sjellin avantazhet e tyre. "Gjelat", po kalojnë një formë shumë të mirë në këtë kompeticion Europian, duke qënë shumë pranë kualifikimit në turin e ardhshëm të Euro 2012.

Teknologjia vitet e fundit po bën sjell shumë ndryshime edhe në botën e sportit, kështu që nuk mund të mungojë përshtatja e tyre edhe në një kompeticion kaq të rëndësishëm sa është Europiani, shkruan "LeParisien".

Sisteme “GPS”, dushe me azot, “iPad”, nuk janë një revolucion, por së bashku mund të sjellin shumë ndryshme. Sistemet “GPS” janë diçka e jashtëzakonshme. Prej kohësh, ky sistem është i futur në botën e futbollit tek skuadrat më të rëndësishme. Ai i ka lejuar Laurent Blanc dhe stafit teknik që të analizojnë të gjitha të dhënat kardiake dhe fizike të lojtarëve në dispozicion. Gjatë gjithë përgatitjes së këtij kompeticioni, lojtarët kanë qënë nën mbikëqyrje.

"Është një pajisje shumë e rëndësishme, e cila ndihmon për të kuptuar lodhjet e shumta të çdo lojtari", shpjegoi mjeku i skuadrës, Frabrice Briand.

"Dushi me azot, do të thotë që të lahesh në të ftohtë. Kjo është shumë e mirë për një njeri. Lojtarët hyjnë aty dhe qëndrojnë për 120 deri në 180 sekonda, në temperatura që shkojnë nga -15 deri në -18 gradë celcius. Është një i ftohtë që të bën shumë mirë, dhe që nuk të sjell shqetësime", vazhdoi mjeku.

Ndërkohë për anën fizike, lojtarët francezë kanë veshur disa jelekë, të cilët peshojnë 1,9 kg. Ndërkohë në rast se është shumë ngrohtë, ata mund të veshin këto jeleqe, të cilët e mbajnë temperaturën e trupit konstante, 37 gradë. Ndërkohë nuk ka se si mund të mungojnë “iPad”-ët.

"Ne kemi kompjuterat tanë, që i tregojmë lojtarëve se si duhet të lëvizin në fushë. Na ndihmojnë që të studiomë edhe më mirë lojën e kundërshtarëve tanë", tha Tierry Marszalek, personi i cili merret më pamjet filmike. Shpeshherë, ai merret edhe me anën teknike të lojës, në bazë të studimeve që bën gjatë pamjeve filmike. Çdo gjë është e monitoruar dhe e filmuar.

"Ne mundohemi që të studiojmë gjithçka. Lojtarët i dinë shumë mirë detyrat e tyre në fushë, por kjo na ndihmon që të mësojmë më mirë pozicionet tona dhe ato të kundërshtarëve".

Kështu pra, duket se kjo Francë "High-Tech", ka sekretin e saj, por a do të jetë ai i vlefshëm për të fituar Euro 2012? Këtë do ta tregojë vetëm fundi i këtij kompeticioni. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2012, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori