Asnjë ministër britanik nuk do të jetë prezent në stadium të dielën në Kiev për ndeshjen çerekfinale mes Anglisë dhe Italisë, në shenjë proteste për abuzimin e qeverisë
ukrainase ndaj të drejtave të njeriut.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësit e qerverisë
britanike që gjithsesi nuk hodhën poshtë mundësinë e një prezencë zyrtare në
finale nëse Anglia arrin në finalen e madhe të 1
Korrikut.
Në qendër të kritikave ndaj qeverisë
ukrainase nga shumë vende perëndimore mbetet çështja e procesit dhe arrestimit të lideres së opozitës dhe ish-kryeministres
ukrainase, Yulia Tymoschenko. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2012,
ora 13:43