Euro 2012, takimet e fundit të fazës në grupe
Sot do të zhvillohen ndeshjet fundit të fazës në grupe të finaleve të Euro2012 ku në grupin A, Greqia vihet përballë vendit të parë në grup, Rusisë, ndërsa Çekia e vendit të dytë përplaset me vendasit e Polonisë.

Rusisë i mjafton një barazim ose një humbje jo me diferencë të madhe gola për të siguruar kualifikimin, ndërsa çekëve u mjafton edhe barazimi për t’u kualifikuar, ndërsa polakët, nëse nuk duan t’i thonë lamtumirë para kohë europianit që po zhvillohet në shtëpinë e tyre, duhet më patjetër të fitojnë.

Takimet janë vendosur të zhvillohen në orën 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2012, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori