Kombëtarja e favorizuar gjermane ia doli të fitojë edhe duelin e tretë në
Grupin B, kësaj here kundër Danimarkës.
Gjermania kaloi në epërsi me golin e Podolskit në minutën 19, por vetëm pesë minuta më vonë danezët barazuan me anë të Krohn-Dehli.
Por në pjesën e dytë, Bender në minutën 80 shënoi golin e dytë për epërsinë e gjermanëve 2:1.
Me këtë fitore,
Gjermania zuri vendin e parë në grup me 9 pikë, dhe në në çerekfinale do të ndeshet me kombëtaren e dytë të kualifikuar në
Grupin A, përkatësisht me kombëtaren e Greqisë, e cila mbrëmë befasisht mposhti Rusinë dhe në momentin e fundit siguroi kalimin në çerekfinale.
Më sipër shikoni golat ndërsa më poshtë fotogalerinë e ndeshjes. /albeu.com/
Danimarkë 1 - 2 Gjermani
Danimarkë 1 - 2 Gjermani
Shtuar më 17/06/2012,
ora 22:49