Kroaci-Spanjë, formacionet
Në orën 20:45 do të nisin dy sfida të forta në Grupin B, por e vërteta është që njëra prej tyre ka një ngarkesë sportive dhe emocionale mbi gjithçka. Kroacia dhe Spanja do të ndeshen në Arenën e Gdanskut dhe aty do të luajnë fatet e tyre, por ndoshta edhe destinin e Italisë.

Dy ekipet janë gati, në formë të mirë dhe me moral të lartë, ndonëse kampionet e Botës dhe të Europës kuptohet që vlerësohen më lart sesa lojtarët që vishen me fanelat me kuadratet e shahut.

Italia luan ndaj Irlandës në Poznan, por e ka një sy në Gdansk. Nëse do të ketë një fitues mes ballkanasve dhe iberikëve, atëherë Italia do të kualifikohet si e dyta e grupit, gjithnjë nëse fiton ndaj irlandezëve. Nëse Kroaci-Spanjë përfundon barazim 0-0 apo 1-1, sërish italianët kalojnë me një fitore. /albeu.com

Formacionet:

KROACIA (4-2-3-1): Pletikosa; Srna; Corluka; Schildenfeld; Strnicic; Rakitic; Vukojevic; Mandzukic; Modric; Pranjic; Jelavic. Tr: S.Bilic

SPANJA (4-3-3): Casillas; Arbeloa; Pique; Ramos; J.Alba; Xavi; Sergio; Xabi; D.Silva; Iniesta; Torres. Tr: V.Del Bosque

ARBITËR: Wolfgang Stark (GJERMANI)

STADIUMI: PGE ARENA GDANSK
Shtuar më 18/06/2012, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori