Ndaj Spanjës shënoj 4 gola
Heroi i gjysëmfinales së djeshme për Italinë, Mario Balotelli, ia ka dedikuar nënës së tij golat: "Pas ndeshjes shkova tek ajo dhe e përqafova, sepse e kishte pritur shumë këtë moment. Jam i gëzuar që e lumturova nënën time, por edhe gjithë kombin italian", ka thënë sulmuesi i buzëqeshur teksa ishte duke hipur në autobus.

Më pas, ai është pyetur edhe për formën që po kalon. "Ndihem si një eksploziv i vërtetë. Këtë do ta tregoj edhe kundër Spanjës, ku shpresoj që të shënoj jo dy, por katër gola", deklaroi sulmuesi axurr.

Ai ka pohuar se është mbrëmja më e bukur e karrierës së tij. "Te goli i parë për pak u dëmtova rëndë, kurse te goli i dytë veprova ashtu sepse isha shumë i zemëruar. U mërzita pak edhe me zëvendësimin, por tani kaloi. Cassano? Po, ai është më i çmendur se unë. As vetë nuk e besoj se si u shpëtoi atyre mbrojtësve, por kur e pashë që po gjuante, e dija mirë se çfarë duhet të bëja. Kundër Spanjës dua të fitojmë edhe nëse luajmë keq, apo nëse unë nuk luaj fare. Thjesht dua të fitojmë. Nuk dua të përsëriten më 15 minutat e fundit ndaj Gjermanisë. Nuk kemi shpërdoruar kurrë kaq shumë", përfundoi Mario Balotelli. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2012, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori