Nojer: Italia ka gjetur shpirtin e Botërorit 2006
Portieri i Gjermanisë e ka krahasur paraqitjen e skuadrës italine gjatë këtij europiani me Italinë e vitit 2006 ndërsa nënvizuar se të dyja skuadrat janë të forta. Në intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta Dello Sport”, Manuel Nojer kërkon kujdes edhe pse skuadra e Lëv ka treguar se është e frikshme në këtë edicion.


“Pas një dite e gjysmë pushim, ndeshja me Italinë ka elektrizuar atmosferën”, shprehet ai ndërsa thekson se e priste fitoren e skuadrës së Italisë në perballjen me Anglinë.


"Jemi të barabartë. Por, të kaltërit kanë gjetur shpirtin e Botërorit 2006, që e kishin humbur dy vjet më parë. Isha i sigurt që do të kualifikoheshin kur i pashë që po përqafoheshin mes tyre para penalltive", vijon ai me tej duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarit. /albeu.com/

Shtuar më 27/06/2012, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori