Nuk ka çmim për Pirlon
Eshtë kthyer në qendër të vëmendjes dhe ka marrë vlerësimet maksimale për performancën me kombëtaren italiane në Euro 2012. Jo më kot Andrea Pirlo u zgjodh lojtari më i mirë i takimit gjysmëfinal mes Gjermanisë dhe Italisë. Paraqitja e mirë e Pirlos në Europian pason atë në Serie A me Juventusin. Me elozhe për këtë lojtar foli Drejtori i Përgjithshëm i klubit bardhezi.

"Pirlo është fantastik. Mendoj se është zgjedhja më e mirë që kam bërë në karrierën time. Situata për ta marrë ishte në favorin tonë, ashtu si në rastin kur Sampdoria firmosi me Antonio Cassanon", deklaroi Giuseppe Marotta.

Për drejtuesin e Juventusit, Pirlo është një lojtar aq i mirë sa është vështirë të vendosësh një çmim për të. Në lidhje me mundësinë e përmirësimit të kontratës, Marotta tha se Pirlo është profesionist dhe ky është një detaj i vogël. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2012, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori