Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Nuk pyes njeri për zgjedhjet që bëj
Trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, i kritikuar për zgjedhjet e tij teknike në ndeshjen e parë të Euro 2012 përballë Italisë (1-1), deklaroi se nuk është penduar aspak për formacionin pa sulmues që hodhi në fushë.

"Nuk më shqetësojnë mendimet e të tjerëve sepse këtu jemi në një turne ku secili mund të marrë shumë informacione dhe të krijojë opinionet e veta, por ne të stafit kemi edhe më shumë", deklaroi tekniku i kampionëve të Botës dhe Europës për një kanal televiziv spanjoll.

"Nuk pendohem sepse luajtëm shumë mirë pa sulmues kryesor, Cesc Fabregas i cili luajti në vend të sulmuesve shënoi dhe kur hyri në fushë Torres pati raste të tjera. Duhet të mos harrojmë që edhe Italia ka lojtarë të mëdhenj", u shpreh Del Bosque.

Ndeshja e radhës e Spanjës është ajo me Irlandën, më 14 qershor, në orën 20.45. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2012, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori