Prandelli dhe Del Bosque karikojnë lojtarët
Në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Spanjës, trajneri i Italisë, Cesare Prandelli është shprehur se puna që ka bërë me skuadrën do të japë frytet e saj.


“Pesimizmi po na shoqëron në këtë turne, por nuk ka bezdis aspak, përkundrazi na motivon më shumë. Puna që kemi bërë do të japë frytet e saj. Spanja është ekipi për tu mundur, ka vazhdimësi në rendiment e luan gjithmonë njësoj kundër kujtdo kundërshtari. Gjithsesi Italia ka treguar se mund të jetë kompetitive kur luan futboll”, thekson Prandelli.

Të njëjtën gjë ka pohuar edhe trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque i cili ka deklaruar se skuadra e tij ishte në formë për të debutuar në EURO 2012.

“Jemi në formë për debutimin në EURO 2012. Të shohim se çfarë do të ndodhë në fushën e lojës", u shpreh Del Bosque. /albeu.com/


Shtuar më 10/06/2012, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori