Legjenda e Hollandës, Ajaxit dhe Barcelonës, Johan
Cruyff beson se Jose
Mourinho ka “nxitur” një luftë të ashpër mes lojtarëve të dy gjigandëve spanjollë,
Real Madrid dhe Barcelona, çka mund të jetë një pengesë për iberikët në finalet e “Euro 2012”, ndërsa shton se Gjermania është përmirësuar shumë gjatë viteve të fundit.
Cruyff paralajmëron kështu se fushata e Spanjës në Ukrainë dhe Poloni mund të prishet nga rivaliteti i intensifikuar mes lojtarëve të
Real Madrid dhe atyre të Barcelonës, që përbëjnë edhe pjesën kryesor të kombëtares iberike. Që kur
Mourinho u bë trajner në "Santiago Bernabeu", përplasjet famëkeqe të dy klubeve të "El Classicos" kanë prodhuar një numër të konsiderueshëm episodesh negative midis futbollistëve dhe stafeve drejtuese.
Edhe hollandezi, i cili kaloi vite të tëra në "Camp Nou" si lojtar dhe trajner, beson se hidhërimi mes dy kampeve mund të jetë i dëmshëm për shanset e "La Roja", që të mbrojnë kurorën e tyre kontinentale.
"Spanja ka një
ekip shumë të mirë, por trajneri Vicente del Boske ka përpara një pengesë jo të vogël për ta kapërcyer, që ia ka krijuar Jose
Mourinho. Portugezi, me mënyrën e tij të luftës mes dy klubeve, i ka armiqësuar ndjeshëm lojtarët e
Real Madridit dhe ata të Barcelonës. Nuk ka favoritë ky Europian, për mendimin tim, pasi ka shumë ekipe të forta. Është interesante, këtë herë në mënyrë të veçantë, që cilësitë e lojtarëve individualë nuk thonë asgjë për ekipet e tyre. Portugalia është një shembull i mirë. Nëse shikoni disa nga emrat e saj, do të thotë se duhet të presim një
ekip të madh luzitan, por në një mënyrë apo një tjetër, ata nuk shquhet si një
ekip", u shpreh Johan
Cruyff në një intervistë për "De Telegraph". /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2012,
ora 15:27