Sërish spiunazh te Gjermania
Spiun apo jo brenda kombëtares gjermane? Duket se Joachim Low në versionin "James Bond" po kthehet tashmë në një domosdoshmëri aq më tepër kur formacioni i menduar nga ai për ndeshjen me Italinë përfundon sërish në duart e medias, për të qënë më preçiz këtë herë në duart e "Bild", që dy ditë përpara sfidës me italianët duket se i jep zgjidhje të gjitha enigmave të trajnerit të kombëtares gjermane duke servirur material përgatitor dhe për të kaltërit, vetëm në rast se ajo që shkruhet në faqet e saj nuk është një lëvizje e vetë Low për të ngatërruar kartat e Prandellit.

Titulli i të përditshmes gjermane është një ftesë për të mësuar se cilat do të jenë zgjedhjet e trajnerit të përfaqësueses teksa zbulon se podolski do të jetë titullar ndërsa shpjegon gjithashtu planet e trajnerit mbi aktivizimet ose jo të kloses dhe Reus.

Sipas bild, pavarsisht lojës së mirë të Schurrles, Loew ka vendosur të hedhë në fushë Podolskin duke i besuar më shumë eksperiencës së tij në ndeshjen ndaj italisë, ndërkohë që për vijën e parë mes Gomez dhe klosen zgjedh sërish sulmuesin e lazios, pasi sic shkruan gazeta gjermane ky i fundit i jep më shumë thellësi lojës së skuadrës dhe ndihmon Ozil në aksionet 1-2. por zbulimi më I madh I bild, nëse rezulton i vërtetë do të jetë lënia jashtë e bastian schëeinsteiger, i cili ka luajtur i dëmtuar që në startin e europianit. Në vend të tij tekniku po mendon të aktivizojë mesfushorin tjetër të bajernit Toni Kroos.

Gjithashtu në rolin e titullarit pritet të kthehet Thomas Muller pasi për loeë mund të kryejë dhe detyra defensive në ndryshim nga reus që është më I orientuar drejt sulmit. Pra me pak fjalë, formacioni I gjermanisë ndaj italisë, sipas bild do të jetë si më poshtë.

Në portë neuer, në mbrojtje, Boateng, Badstuber, Hummels dhe Lahm, në mesfushë në qendër do të luajnë Toni Kroos dhe Sami Khedira, ndërsa përpara tyre, Ozil, Muller dhe Podolski në mbështetje të Miroslav Kloses.

Sesa I vërtetë është zbulimi i Bild, kjo mbetet për t’u parë në sfidën me italinë, por sigurisht që trajnerit të kombëtares nuk do t’i vijë aspak mirë që media sërish arrin të zbulojë lëvizjet e tij duke ndezur tashmë një gjueti të vërtetë në kërkim të spiunit brenda kombëtares gjermane. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2012, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori