"Çmendet" Interi, Barella realizon supergol (VIDEO)
Sheva: Rooney nuk kap top me këmbë
Në radhë të parë do të vendosë vetë nëse sot do të zbresë në fushë kundër Anglisë. Në radhë të dytë, Andriy Shevchenko nuk ka asnjë dyshim. Ukraina ka shanse ta fitojë ndeshjen e fundit në Grupin D dhe kualifikohet në çerekfinale për herë të parë në historinë e saj, me apo pa atë në fushë.

Kapiteni 35-vjeçar është rikthyer në stërvitje një ditë më parë, por mjeku Leonid Mironov deklaroi se shanset që ylli i skuadrës të jetë në fushë janë 50-50. Vetë Shevchenko është ndalur të flasë për ndeshjen e sotme dhe për shanset që ka Ukraina t’i ndalë "Tre Luanët".

"Të shohim se çfarë do të bëjë Ukraina me Rooney. Ai nuk luan prej muajsh dhe nuk është në kondicion të mirë, edhe pse mbetet një lojtar klasi. Mendoj se nuk ka për të kapur top me këmbë. Duhet të bëjmë shumë kujdes, nëse duam të kualifikohemi", deklaroi Andriy Shevchenko. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2012, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori