Sneijder: Nuk dua të iki në shtëpi
Wesley Sneijder nuk ndjehet mirë. Me Hollandën një hap larg eleminimit, fantazisti i Inter nuk do as ta mendojë idenë se do dalin nga Euro 2012 ende pa kaluar as grupin.

"Ndjehem keq kur mendoj se jemi në këto kushte. Nuk dua të kthehem në shtëpi dhe do bëj çfarë të jetë e mudnur që të ecim përpara, ashtu si edhe shokët e mi. Mua më pëlqen një lojë sulmuese por në këtë garë kemi zgjedhur më shumë ekuilibrin. Duhet të rikthehemi te fitorja por mbi të gjitha të jemi një skuadër, ashtu si edhe në Botëror", është shprehur Sneijder për "La Gazzetta dello Sport".

Hollanda është e fundit në Grupin A me 0 pikë dhe shanset për të kaluar në çerekfinale janë pothuajse të pamundura. Ndeshja e tyre e fundit është ajo ndaj Portugalisë, e cila ka 3 pikë sa edhe Danimarka. Gjermania kryesuese ka pikë të plota, 6. /albeu.com
Shtuar më 15/06/2012, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori