Rusia është ndëshkuar për të tretën herë, për shkak të veprimeve të tifozëve të saj gjatë
Euro 2012. Federata Ruse e Futbollit është
gjobitur me 35 mijë
euro për incidentet në ndeshjen ku skuadra e drejtuar nga Dik Advokat humbi në mënyrë surprizë 1-0 dhe i dha lamtumirën
Euro 2012-ës.
Më parë
Rusia ishte
gjobitur me 30 mijë
euro për shkak të sjelljes së tifozëve të saj gjatë ndeshjes me Poloninë, që përfundoi në barazim 1-1. Incidenti që ka sjellë edhe dënimin më të fundit, lidhet me “flakadanët e ndezur në
tribuna e të hedhur më pas në fushë dhe me shfaqjen e parullave të ndaluara” në ndeshjen e fundit të skuadrës në Grupin A, më 16 qershor kundër Greqisë. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2012,
ora 16:03