15 kombinimet që kualifikojnë Shqipërinë
Kombëtarja shqiptare e futbollit mund të kalojë në fazën tjetër të Euro 2016 vetëm si një prej 4 të tretave më të mira në 6 grupet.

Për të ndodhur një gjë të tillë, asaj i duhet jo vetëm të fitojë ndaj Rumanisë, por edhe të plotësohen skenarë të veçantë në ndeshjet e fundit të grupeve të tjera. Panorama Sport i ka publikuar disa nga skenarët që e dërgojnë kombëtaren e Shqipërisë tutje.

Shqipëria kualifikohet:

1-Nëse fiton me një gol diferencë ndaj Rumanisë dhe plotësohen 2 apo më shumë skenarë të mëposhtëm:

2-Rusia dhe Anglia fitojnë me 3 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë

3-Gjermania fiton me 4 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut

4-Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me 1 gol diferencë

5-Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 4 apo më shumë gola diferencë , Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 4 apo më shumë gola diferencë.

6-Nëse fiton me dy gola diferencë ndaj Rumanisë dhe plotësohen 2 apo më shumë skenarë të mëposhtëm:

7-Rusia dhe Anglia fitojnë me 2 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë

8-Gjermania fiton me 3 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut

9-Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me jo më shumë se 2 gola diferencë

10-Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 3 apo më shumë gola diferencë , Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 3 apo më shumë gola diferencë.

11-Nëse fiton me tre gola diferencë ndaj Rumanisë dhe plotësohen 2 apo më shumë skenarë të mëposhtëm:

12-Rusia dhe Anglia fitojnë me 1 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë

13-Gjermania fiton me 2 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut

14-Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me jo më shumë se 3 gola diferencë

15-Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me jo më shumë se 2 gola diferencë, Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 2 apo më shumë gola diferencë./Albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 19:30
Unet.co
e Shtunë 18 Qershor 2016, Ora 23:32
Po le te fitoje Shqiperia njehere
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori