Abrashi dhe Xhaka drejt transferimit në Serinë A
Pas debutimit mjaft pozitiv në një turne madhor të futbollit, sikurse është kampionati Europian, lojtarët kuqezi i kanë rritur ndjeshëm kuotat e tyre në merkato ndaj periudha verore do të jetë nxehtë edhe në aspekt.

Zëvendës-trajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzani, tashmë i angazhuar edhe në rolin e analistit te Domenica Sportiva në “Rai Due”, duke folur për Fiorentinën dhe trajnerin e Paulo Sousa, sugjeroi dy lojtarë shqiptare për trajnerin portugez.

“Taulant Xhaka është një profil futbollisti i cili në sistemin e lojës së Paulo Sousas mund të paraqitet shumë mirë, ndërsa edhe Abrashi i Fraiburgut është një profil shumë interesant”, u shpreh Tramezzani.

Abrashi ka shkëlqyer në Europian duke qenë futbollisti i dytë që ka vrapuar më shumë në fazën e grupeve, ndërkohë që sa i përket Taulant Xhakës, ai mbetet në qendër të merkatos.

Shtuar më 26/06/2016, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori