Alkool dhe cigare, ja dhoma e zhveshjes e ukrainasve (FOTO)

Pamjet nga dhomat e zhveshjes së kombëtares ukrainase pas ndeshjes me Gjermaninë, kanë tronditur tifozët ukrainas dhe jo vetëm ata.

E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar disa foto, ku shihen qartë shishet e alkoolit që kanë konsumuar lojtarët ukrainas.

Por ajo që u ka bërë më shumë përshtypje gazetarëve gjermanë janë cigaret e konsumuara, madje ata kanë numëruar edhe filtrat e hedhura në tokë.

41 cigare janë pirë nga lojtarët apo stafi i kombëtares ukrainase gjatë kësaj ndeshjeje. Nga përfaqësuesja ukrainase janë mohuar këto akuza.
Shtuar më 16/06/2016, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori