Belgjika mposht bindshëm Irlandën (VIDEO)
Belgjika ka arritur një fitore të rëndësishme në përballjen kundër Irlandës duke shënuar fitore me rezultat 3-0.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 40-të, falë golit të "yllit" të kombëtares belge, Romelu Lukaku.

Ndërkohë pak minuta më pas kanë ardhur edhe dy gola të tjerë.

Axel Witsel ka shënuar për 2-0 në minutën e 61-të, nëdrsa Romelu Lukaku shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Belgjikën në këtë ndeshje në minutën e 70-të.

Pas kësaj fitoreje, Belgjika renditet e dyta me 3 pikë në Grupin E pas Italisë e cila renditet e para me 6 pikë. Në vendin e tretë dhe të katërt janë Suedia dhe Irlanda me nga një pikë. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori