Berisha ndërpret pushimet për...
Për të qenë i gatshëm në stërvitje me Lacion që në ditën e parë të fazës përgatitore për sezonin e ri, portieri i Kombëtares, Etrit Berisha u ka dhënë fund pushimeve.

Sipas mediave italiane, portieri i përfaqësueses shqiptare kishte leje që të qëndronte pushim edhe një javë tjetër, pasi ishte pjesëmarrës në Europian me kuqezinjtë.

Berisha ka lajmëruar klubin se do të paraqitej në grumbullim që në ditën e parë të fazës përgatitore të Lacios, të dielën. /albeu.com/

Shtuar më 09/07/2016, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori