Berisha: Ndeshja me Rumaninë më e rëndësishmja e karrierës time
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Etrit Berisha, ka qenë sot në konferencë për media para ndeshjes kundër Rumanisë në Grupin A në Euro 2016 .

Shqipëria do të përballet me Rumaninë nga ora 21:00.

“Për neve është loja më e madhe në karrierë. Do të përpiqem që te japim çdo gjë dhe do te japim çdo gjë. Jemi më të përkushtuar se kurrë. Edhe në lojërat e para kemi dhënë gjithçka por kanë qenë detajet ato që kane vendosur,” është shprehur ai.

Në lidhje me sa i njeh sulmuesit rumun, Berisha u shpreh si i njeh vetëm nga dy lojërat e para në Euro 2016, dhe se mendon se Rumania ka ekip të mirë, por jo dhe lojtarë super yje.

“I njoh vetëm nga dy lojërat e para. Rumania ka ekip te mirë por nuk është se kanë super yje,” përfundoi ai
Berisha është i lumtur që Cana do të jetë në fushë ndaj Rumanisë, kuptohet nëse trajneri vendos që ta inkuadrojë atë.

“Cana është shtylla e Kombëtares dhe normal që është diçka e mirë që ai është rikthyer pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e parë. Sidoqoftë në fund trajneri është që merr vendimet”, ka thënë më tej Berisha./Albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori