Berlusconi dorëzon Milanin në duart e kinezëve
Silvio Berlusconi ka zyrtarizuar se klubi i Milanit ndodhet në duart e një grupi të fuqishëm kinez, i cili per dy vite pritet të investojë 400 milionë euro.

Deklarata në fjalë është bërë nga spitali San Raffaele, ku Berlusconi ndodhet i shtruar pas problemeve shëndetësore.

“E kam shitur Milanin tek ata që janë në gjendje ta rindërtojnë. Bëhet fjalë për një grup kinez me një investim të rëndësishëm prej 400 milionë euro në dy vitet e ardhshme”, është shprehur Berlusconi. /albeu.com/


Shtuar më 05/07/2016, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori