Beshiktashi kërkon Berishën dhe Lenjanin
Portieri dhe mesfushori kuqezi, tashmë të angazhuar me kombëtaren ne Francë 2016, shihen si përforcime cilësorë për kampionët e saposhpallur të Turqisë, Beshiktash, të cilët sezonin e ardhshëm do të luajnë në fazën e Grupeve të Championsit.

Për këtë arsye drejtuesit e këtij klubi kanë hedhur sytë nga kombëtarja shqiptare, pasi i besojnë eksperiencës ndërkombëtare të dy lojtarëve në fjalë.

Etrit Berisha, që është pjesë e Lazios prej tre sezonesh, ka eksperiencën e mjaftueshme në Europa League, për të qenë protagonist edhe në Champions. Fakti që te Lazio vazhdon të mbetet zëvendësues i Marcchetit mund shtyjë 27-vjecarin t’i thotë po ofertës turke. /supersport/
Shtuar më 18/06/2016, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori