Bogdan Stançu: Të jemi të vëmendshëm, shqiptarët janë të përkushtuar
Sulmuesi i Rumanisë, Bogdan Stançu, është i ndërgjegjshëm se një sukses përballë kuqezinjve nuk do të jetë aspak i lehtë, meqë skuadra e drejtuar nga De Biazi ka shumë cilësi.

Por ai është i bindur se kjo kombëtare mund të kalojë mes 16 më të mirave të turneut me një fitore kundër Shqipërisë.

“Ne e dimë se sa të mirë janë shqiptarët, sa të përkushtuar janë dhe sa lojë të fortë fizike bëjnë ata.

Nga kjo pikëpamje, ne duhet të tregohemi të vëmendshëm dhe të zgjuar përballë tyre, përndryshe çështja e kualifikimit mund të kthehet në problematike”, theksoi Stançu. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori