Conte: Kjo është përgjigja për ata që nuk besuan te ne
Trajneri i Italisë, Antonio Conte ndihet krenar për skuadrën e tij, që arriti një tjetër fitore, por këtë herë më të vuajtur.

"Ishte një ndeshje e vështirë, e luftuar. Në pjesën e parë nuk zhvilluam një lojë të mirë për shkak se Suedia na mbylli hapësirat. Gjithsesi ne nuk dhuruam asgjë. Rastet më të mira i kemi pasur ne, kujtojmë tranversën e Parolos.

Kush mund ta mendonte që me dy ndeshje do të siguronim kualifikimin. Kjo është përgjigja e parë. Kam parë disi "ankth" te futbollistët e mi, veçanërisht në pjesën e parë, pasi kishin frikë se do të bënim një paraqitje si në Botërorin e Brazilit", u shpreh Conte. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2016, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori