Conte ul euforinë: Nuk kemi bërë ende asgjë
Trajneri i Italisë, Antonio Conte, kërkon të ulë entuziazmin që pasoi fitoren kundër Belgjikës, pasi e ka radhën një ndeshje delikate kundër Suedisë. Ai u shpreh se Kombëtarja e tij duhet të qëndrojë me këmbë në tokë për duelin e radhës ndaj Suedisë.

Mendoj se të gjitha ndeshjet e këtij Europiani janë të vështira, nuk kam parë asnjë fitore të lehtë, edhe kur ka pasur fitues me dy gola diferencë. Të gjitha skuadrat janë shumë të përgatitura, ndaj duhet përqendrim maksimal.

Mendoj se kam në dispozicion një grup lojtarësh shumë të përqendruar dhe me dëshirën e madhe për të bërë gjëra të mira, jo thjesht për një ndeshje.

Duhet ta sulmojmë kundërshtarin, edhe pse është e qartë që duhet kujdes ndaj një ylli si Ibrahimoviç dhe një skuadre mjaft solide”, u shpreh Conte në konferencë për shtyp.

Shtuar më 16/06/2016, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori