De Biasi kritikon skuadrën pas humbjes
Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi ka kritikuar skuadrën pas ndeshjes për mënyrën si rrodhi ndeshja në minutat e para, ku pësuam edhe golin.

"Ishte një ndeshje, e cila ishte një festë e vërtet, por gabuam shumë në 20 minutat e para. Gabuam pasi nuk hymë me mentalitetin e duhur. Duhet t'i mposhtnim emocionet e këtyre minutave, por në përgjithësi ishte një ndeshje shumë e mirë"

Më tej ai evidenton edhe disa aspekte pozitive.

"Kemi pasur 3 mundësi shumë të mirë për të shënuar, veçarëisht në pjesën e dytë, por nuk duhet të harrojmë që luajtëm me një futbollistë më pak.

Kemi edhe ndeshje të tjera, por duhet të reagojmë ndryshe në minutat e tjera", u shpreh De BIasi.
Shtuar më 11/06/2016, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori