De Biasi për mediat franceze: Ja ku gabuam me Zvicrën
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka analizuar sfidën e parë ndaj Zvicrës, duke treguar edhe faktorët që sollën golin e vetëm të pësuar.

"Duhet të ishim të gatshëm nga fillimi i lojës, ta nisnim më mirë se kundërshtari ynë, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Ne kemi paguar presionin psikologjik të të luajturit ndeshjen e pare në një turne të tillë madhor.

Ekipi im nuk luftoi si duhet gjatë 20 minutave të para, ndërsa Zvicra ishte gati që nga fillimi. Këtë ndeshje e shënjuan goli i Shar dhe përjashtimi me të kuqe i Canës.

Kishim pastaj tri mundësi tonat, sidomos me Gashin në fund, i cili nuk arriti të shënonte. Ne ishim të pafat në atë lojë", u shpreh italiani, i cili theksoi se në ndeshjen e radhës skuadra do të përpiqet për të bërë më mirë.
Shtuar më 13/06/2016, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori