De Biazi: Duhet ndeshje perfekte ndaj Rumanisë
Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, në konferencën që mbajti sot, para ndeshjes Rumani-Shqipëri është shprehur se ekipi është i ndërgjegjshëm se për të triumfuar përballë Rumanisë do të duhet një ndeshje perfekte.

“Mendoj se në këtë turne djemtë kanë bërë gjëra shumë të mira, kemi paguar në mënyrë të rëndësishme budallallëqe të vogla që i paguajnë thuajse të gjitha skuadrat në ndeshje. Por mendoj se ne në ato momente nuk kemi qenë me fat në mospësimin e golit. Nga ana tjetër, në rastet kur kemi pasur mundësinë për të bërë gol, nuk kemi pasur qetësinë për të realizuar atë që kemi ndërtuar.

U kam thënë djemve se nëse duam te kemi një histori të hapur me këtë turne, duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet dhe duhet të kemi shumë kujdes në fazën mbrojtëse pasi ata janë të aftë në goditjet standarde, kanë futbollistë fizikisht të aftë. Duhet të jemi të vëmendshëm. Jemi të përgatitur për ndeshjen që kemi përpara. Duhet të bëjmë ndeshjen perfekte”, është shprehur ai në konferencë për shtyp./Albeu.com/

Shtuar më 18/06/2016, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori