De Gea akuzohet për skandal seksual por Spanja nuk do ta përjashtojë
Portieri i Spanjës, David De Gea është nën hetim seksual, së bashku me Iker Muniain. Ky është skandali seksual që ka trondit Spanjën në ditën e fillimit të Kampionatit Europian.

Ai akuzohet për marrëdhënie me një vajzë të mitur, që tashmë është marrë në mbrojtje nga autoritetet.

Sipas tabloidit The Sun, duket vetëm çështje orësh që lojtari të përjashtohet nga përfaqësuesja iberike, që do të luajë në Euro 2016 në Francë.

Megjithatë, lajmi i mediave angleze është përgënjeshtuar nga Kombëtarja spanjolle.

Mësohet se përzgjedhësi Vicente del Bosque ka vendosur ta mbajë në skuadër David de Gean dhe ai vazhdon të mbetet si pjesë e skuadrës së Spanjës për në Euro 2016.

Ngjarja lidhet me vitin 2012 dhe gjithçka ka ndodhur në një hotel luksoz të Madridit. Në dëshminë e saj, vajza ka akuzuar portierin De Gean dhe sulmuesin e Athletic Bilbao, Muniain, për një takim me drita të kuqe.

Ajo ka shpjeguar se ishte dërguar në suitën e hotelit nga kompania e vajzave shoqëruese, Torbe, me premtimin se do të paguhej. Vajza pretendon gjithashtu se kur ndodhej në dhomë është dhunuar nga Muniain dhe një tjetër lojtar i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Spanjës, së bashku me një vajzë tjetër. /albeu.com/


Shtuar më 10/06/2016, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori