Deschamp: Ishte e vështirë, Shqipëria luan me zemër
Tekniku i Francës, Didier Deschamps
Trajneri i Francës, Didier Deschamp, ka thënë se ndihet shumë i lehtësuar pas përfundimit të ndeshjes, pasi Franca mori tre pikët që i duheshin për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të turneut.

“Ishte e vështirë, pasi Shqipëria luan me zemër. Rezultati 0-­0 ishte shumë i mirë për ta. Është e vështirë ndaj kundërshtarëve të tillë. Mos harroni që edhe lojtarët e Shqipërisë luajnë në klube të mira”, deklaroi ai.

“E di që nuk kemi bërë gjithçka mirë, por dalim me 6 pikë nga ky duel. Pjesa e dytë ishte e një niveli të mirë dhe ne bëmë gjithçka për t’i nxjerrë nga pozicionet kundërshtarët dhe nuk i lejuam të na rrezikonin më”./Albeu.com/

Shtuar më 15/06/2016, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori