E bujshme / Milan kërkon Shkodran Mustafin
Kjo verë do të jetë vërtetë e nxehtë për mbrojtësin shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafin.

Skuadrave që janë duke e kërkuar atë iu është bashkuar edhe Milani.

“Sky Sport” ka raportuar për fillimin e negociatave mes klubit italian dhe Valencias për transferimin e Mustafit në “San Siro” gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell Lajmi.net.

Mirëpo, Milani duhet të ketë kujdes edhe nga tre gjigantët tjerë italian, Juventus, Roma dhe Inter, që po ashtu e duan reprezentuesin e Gjermanisë.

Ju kujtojmë që Mustafi mbrëmë u bë shqiptari i parë që shënoi gol në “Euro 2016”, duke e gjetur rrjetën ndaj Ukrainës.
Shtuar më 13/06/2016, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori