E bujshme, UEFA kërcënon me përjashtim Anglinë dhe Rusinë
Anglia dhe Rusia do të dënohen rëndë dhe rrezikojnë deri në përjashtim nga Euro 2016.

UEFA ka hapur zyrtarisht një procedim disiplinor kundër Rusisë dhe sjelljes së tifozerisë së saj në stadiumin “Velodrome” të shtunën në mbrëmje.

Edhe para ndeshjes pati skena të shëmtuara nëpër Marsejë, ku u përfshinë në sherre masive tifozë anglezë, rusë e francezë.

Tani UEFA paralajmëron dy kombëtaret se nëse tifozët vazhdojnë të krijojnë probleme, skuadrat mund të përjashtohen nga Europiani.

Shtuar më 12/06/2016, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori