Edi Rama shpërblen kombëtaren, ja premtimi që u bën
Në një prononcim pas fitores që Shqipëria arriti ndaj Rumanisë (0­1), kreu i FSHF­së tha se shpërblime për kuqezinjtë pritet të japë edhe Qeveria.

I pyetur nëse Kombëtarja do të përfitojë rreth 2.5 mln euro nëse kualifikohet, Duka zbuloi edhe një premio që pritet të japë Kryeministri Edi Rama.

“Ekipi do marrë premio, Rama do japë premio. Ia ka premtuar, pasaporta diplomatike. Nuk besoj se ka ambasadorë më të mirë se këta. Këta janë ambasadorë edhe pa pasaportë, por kryeministri do i bëjë me pasaportë”,­tha Duka.
Ndërsa u shpreh i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve në tri ndeshjet e luajtura në finalet e një evropiani, transmeton Panorama.

“Kjo e sotmja ishte finalja e një gjëje të mirë deri tani. Dëshirojmë shumë të rrimë në Francë. Për mua ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme. Shumë shqiptarë kam pa në stadium. Nga Tirana, Nju Jorku më kanë dërguar video të bukura. Cunat vërtetë kanë vuajtur. Kanë pasur stres dhe unë i falënderoj nga zemra”,­tha Duka për “Supersport”./Albeu.com/
Shtuar më 20/06/2016, ora 00:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori