Fansat e Anglisë përleshen sërish me policinë
Policia në Marseille është detyruar të hedh gaz lotsjellës për të dytën herë, për t’i shpërndarë fansat e Anglisë të cilët janë mbledhur para fillimit të kampionatit Euro 2016.

Association Press shkruan se policia u përplas me fansat në rrugë, të cilëve u hodhi gaz lotsjellës për shkak se ata filluan të hidhnin shishe në drejtim të policisë.

Përleshja e fansave me policinë kishte filluar qysh mbrëmë, kur një fans i Anglisë dhe një qytetar u arrestuan pas një përleshjeje që bëri që policia të hidhte gaz lotsjellës.

Ndeshja e parë, ajo mes Francës dhe Rumanisë në Paris, do të fillojë në orën 21:00. Përleshjet e reja ndodhën jashtë një lokali në distriktin Old Port, në të njëjtën zonë ku ndodhën mbrëmë përleshjet./Albeu.com/

Shtuar më 10/06/2016, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori